Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij në këtë konferencë do të argumentojë 40 projekte të ndryshme në vlerë mbi gjysmë miliardë euro.
Postimi i Haradinajt:
Mirëmëngjesi miq, Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë, do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro.