FMN kërkon shkurtim shpenzimesh në pagat publike dhe skemat sociale në Kosovë

Ekonomi

FMN kërkon shkurtim shpenzimesh në pagat publike dhe skemat sociale në Kosovë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:16
Ilustrim

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të punojnë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zvogëlim të papunësisë dhe të varësisë nga dërgesat nga diaspora, ndërsa i siguroi ata për mbështetjen e Fondit.

Zoti Tao Zhang, qëndroi për vizitë në Kosovë gjatë së cilës është takuar me udhëheqës politik dhe të institucioneve financiare dhe më studentë të Universitetit të Prishtinës.

Në një deklaratë në përmbyllje të vizitës ai theksin se “Kosova është një shembull i suksesshëm i aftësisë së një vendi paskonfliktit për të zhvilluar ekonominë duke zbatuar reforma të rëndësishme. Në takimet e mia i kam inkurajuar autoritetet që të vazhdojnë në këtë rrugë,derisa Kosova do të ketë nevojë për një rritje të fuqishme, të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse, për të zvogëluar dallimin në të ardhura me pjesën tjetër të Evropës. Kjo përfshinë zvogëlimin e papunësisë posaçërisht në mesin e të rinjve dhe varësinë nga remitencat. Në këtë kuadër, nënvizova nevojën për të përshpejtuar reformat, posaçërisht në fushat e arsimit, qeverisjes, shëndetësisë, infrastrukturës dhe qasjes në financa, nxitjen e investimeve të huaja dhe forcimin e zhvillimit të sektorit privat".

Duke theksuar se politikat e matura fiskale dhe qëndrueshmëria makroekonomike janë kushte themelore për rritje më të fuqishme ekonomike, ai përgëzon qeverinë për disiplinën fiskale dhe qëndrueshmërinë financiare të viteve të fundit.

” Në këtë drejtim, reformimi dhe përmbajtja e rritjes së shpenzimeve të përfitimeve sociale të pakontrolluara si dhe në pagat publike, duhet të ndihmojë në krijimin e hapësirës fiskale të nevojshme për shpenzimet parësore në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë brenda kufijve të rregullit fiskal, i cili mbetet i përshtatshëm. Forcimi i administratës tatimore do të ndihmojë në luftimin e informalitetit dhe në sigurimin e një mjedisi miqësor për investime", tha ai duke nënvizuar mbështetjen e fuqishme të FMN-së për Kosovën.

Kosova shpalli pavarësisë në shkurt të vitit 2008, ndërsa në qershor të vitit 2009 u bë anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Anëtarësimi qe vlerësuar me rëndësi për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës e cila përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht edhe varfërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat