Biznesi pa letra në dogana

Ekonomi

Biznesi pa letra në dogana

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:26
Ikonomi

Brenda pak muajsh biznesit nuk do t’i duhet të paraqitet më fizikisht për zhdoganim mallrash, pasi deklarimet doganore dhe transaksionet e mallrave do të verifikohen online.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) nga ku bëri të ditur se synimi është që deri në fund të muajit qershor çdo gjë në dogana të kalojë pa letra.

“Ne kemi filluar procesin e certifikimit elektronik të dokumentacionit nga ana e agjencive doganore, për llogari të operatorëve ekonomikë, duke shmangur dorëzimet e tyre pranë degëve doganore.

Ky proces ka nisur dhe synojmë që deri në fund të muajit qershor çdo gjë në dogana të kalojë pa letra”, tha Ikonomi.

Sipërmarrësit kërkuan marrjen e masave që zhdoganimi i mallrave të bëhet mbi bazën e faturës së blerjes dhe jo mbi bazën e çmimeve të references.

Por drejtoresha e Përgjithshme e Doganave bëri të ditur se çmimet e referencës merren për bazë për ato produkte, për të cilat dogana operon në bazë të çmimeve të bursës.

“Çmimet e referencës merren për bazë vetëm për ato produkte për të cilat dogana operon në bazë të çmimeve të bursës. Parimore dhe elementi i parë është pranimi i transaksionit”, u përgjigj Ikonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat