Zhang: Të ndiqen reforma në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë

Ekonomi

Zhang: Të ndiqen reforma në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:00
Tao Zhang dhe Bedri Hamza

(E plotësuar) - Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang është takuar sot me ministrin e Financave Bedri Hamza dhe u.d të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti.

Zhang, në konferencën për media ka thënë se është shumë i lumtur që është në Kosovë dhe ka pasur mundësi të shoh Kosovën që ka një ekonomi të zhvilluar. Ai po ashtu ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë dhe po ashtu ka thënë se Kosova duhet të vazhdoj me reforma në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

Zhang: Të ndiqen reforma në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë

“Natyrisht në takimet tona që kemi pasur rreth kësaj pasdite kemi qenë të inkurajuar tej mase me atë që lexuar dhe me atë që kemi parë zhvillimet të cilat ajane shënuar. Gjithashtu jemi inkurajuar me përkushtimin që kryeministri dhe i tërë ekipi kabinetit të tij vazhdimin e reformave të cilat janë nisur dhe janë duke u realizuar që disa vite tani.Kosova duhet ta mbaj këtë disipline fiskale të cilën e ka arritur dhe duhet të shënoj rritje edhe më të madhe në mënyrë që ti përmbush aspiratat të cilat i ka para vetës. Kjo është edhe më e rëndësishme kur kemi parasysh faktin që Kosova është një vend i ri dhe ka një popullatë kryesisht të re . Theks punësimi sidomos për popullatën më të re të Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të  duhet të trajtohet. Kamë theksuar me homologët e mi që duhet të vazhdojnë të ndiqen reformat specifike sidomos në fushën e arsimit, shëndetësi, infrastrukturë s në mënyrë që të përmirësohet qeverisja në përgjithësi në të gjitha këto fusha . Në mënyrë që mjedisi i të bërit biznes të përmirësohet dhe të krijohen rrjedhimisht vende të reja të punës. “, tha Zhang.

Ai mendon që në këtë mënyrë duhet të krijohen kushte më të mëdha për investim më të madh të kapitalit vendor dhe atij të huaj në mënyrë që të rritet aftësia e Kosovës që të konkurrojë ekonomi rajonale dhe rrjedhimisht në atë globale. 

Zhang: FMN do të vazhdoj të mbështes Kosovën

“FMN do të bashkëpunoj edhe me më tutje me homologët tonë në Kosovë . Ne shohim që ka përfitime të mëdha në partneritetin që ne i krijojmë me vendet të ndryshëm dhe natyrisht këtë gjë mendojmë ta bëjmë edhe këtu. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi do të ketë edhe asistencë financiare , këshillime në politika të politikave edhe ndihmë në mbështetje e ngritjes së  kapaciteteve përmes asistencës të ndryshme”, tha Zhang

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ky është niveli më i lartë i vizitës së FMN-së në Kosovë. Ai tha se Kosova ka përfituar në shumë segmente nga FMN-ja. Sidomos FMN ka  qenë bartëse dhe përkrahëse e përgatisje dhe draftimit të legjislacionit me standardet shumë të larta.

Hamza: Gjithmonë do ti kemi parasysh risqet

Kosova ka ndërmarr hapa të rëndësishme në forcimin e qëndrueshmërisë fiskale,  forcimin e  stabilitetit në sektorin financiar si dhe avancimin e reformave strukturore. Mirëpo gjithmonë do të kemi në konsideratë edhe risqet që janë para neve dhe nevoja për përmirësimin e strukturës së buxhetit por edhe rreziqet tjera të mundshme fiskale dhe sidomos nevoja për kufizimin e shpenzimeve rrjedhëse jo produktive. Sepse siç e dini në kontinentet gjithmonë ka kërkesa sidomos që lidhen me pjesën e transferove socialë m, normal edhe te pjesa e pagave “, tha Hamza.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti , ka thënë se zhvillimet në sektorin bankar janë shumë të favorshme edhe për sa i përket treguesve të shëndetit financiar , duke treguar se ka rënieje të kredive jo performuese e cila tani ka zbritur në 3.1 përqind. 

Zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së takim me ministrin e Financave (Drejtpërdrejt)

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang pritet në takim nga ministri i Financave Bedri Hamza.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza dhe zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së Tao Zhang do të mbajnë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat