Thaçi: Ka ardhur koha që shteti të mbushet me prodhime ‘Made in Kosovo’

Ekonomi

Thaçi: Ka ardhur koha që shteti të mbushet me prodhime ‘Made in Kosovo’

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi, sot në panairin e prodhimeve vendorë dhe në Forumin Ekonomik “10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka thënë se bizneset janë ballafaquar me shumë sfida para luftës dhe asnjëherë nuk u dorëzuan.

Presidenti Thaçi deklaroi se në dekadën e parë shteti ka shënuar hapa të rëndësishëm në shumë fusha, në aspektin politik kombëtar e ndërkombëtar, për ekonomi, sport e kulturë.

Mirëpo, tha se ka ardhur koha që tregu i Kosovës të mbushet me prodhime vendore.

Thaçi: Është koha që shteti të mbushet me prodhime ‘Made in Kosovo’

“Ju jeni ballafaquar me sfida të panumërta, por asnjë herë nuk jeni dorëzuar, keni mbijetuar dhe keni zhvilluar vendin. E bashkë me ju është zhvilluar edhe shteti I Kosovës. Sot zhvillimi I Kosovës, sukseset e dekadës sonë lidhen ngushtë me kontributin tuaj. Në dekadën e parë shteti ynë ka shënuar hapa të rëndësishëm për konsolidimin e shtetësisë, si në rrafshin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Kemi punuar bashkë, që të ndërtojmë platformë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie sociale, duke përfshirë të gjithë kërkesat e komunitetit të biznesit. I bëmë dhjetë vjet si shtet dhe është koha që shteti të mbushet me prodhime ‘Made in Kosovo’”, ka thënë presidenti Thaçi.

Këshilltari strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës, Berat R ukiqi, ka thënë se në këto dhjetë vjet Kosova ka dëshmuar në aspektin ekonomik me një trend pozitiv, me një stabilitet ekonomik dhe politik. Mirëpo tha se në dhjetë vitet e ardhshme Kosova duhet ta forcojë sektorin privat me prodhimet vendore.

Rukiqi: Në dhjetë vitet e ardhshme ta forcojmë prodhimin vendor

“Në këto dhjetë vjet, Kosova ka dëshmuar fuqishëm që është e qëndrueshme ekonomikisht nëse e shohim në përgjithësi të gjithë indikatorët ekonomikë ka një trend pozitiv. Ky trend e ka bërë Kosovën që të ketë një stabilitet politik edhe ekonomik. A është e mjaftueshme kjo? Unë nuk mund ta përmbledhë këtë në dy tre minuta për dhjetë vejtët të gjitha rezultatet, mirëpo ajo që dëshiroj të them është që në dhjetë vitet e ardhshme së paku duhet të jemi të gatshëm që ta forcojmë prodhimin vendor. Ti përkrahim këto ndërmarrje për shkak se ndër meritorët në këto dhjetë vjet të shtet ndërtimit dhe gjithë këtë storie të suksesit, është sektori privat”, ka thënë Rukiqi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast tha se kjo ditë është emocionuese për të gjithë prodhuesit e Kosovës. Ai tha se tregu i gjithë Shqipërisë dhe Kosovës çdo ditë po fuqizohet, dhe ka një ide për një treg të përbashkët që duhet të ndodhë dhe është në rrugën e duhur.

Minxhozi: Synojmë një treg të përbashkët, Kosovë-Shqipëri

“Tregu i Shqipërisë dhe i Kosovës çdo ditë e më tepër po fuqizohet. Karakteristika kryesore e vitit 2017 ishte se Kosova për herë të parë arritur shifrën më të lartë për eksport drejt Shqipërisë dhe krahasuar me vitin 2016, ajo u rritë për afro 40 përqind. Dhe kjo është një tregues shumë i rëndësishëm për të treguar që nne jemi dy anët e kufirit me një ide shumë të madhe për të bashkëpunuar sa më tepër për t’u bërë një treg I përbashkët rajon, evropian e më gjerë”, theksoi Minxhozi.

Ndërsa, zëvëndësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, pohoi se janë të përkushtuar që të krijojnë kushte të favorshme të vet qëndrueshme për rritjen e produktivitetit të brendshëm dhe konkurrencë të drejtë, që ka për qëllim zvogëlimi n e papunësisë së lartë dhe varfërisë.

Thaçi: MTI ka politika zhvillimore për sektorin privat

“Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë politikat e saj zhvillimore I ka orientuar dhe përqendruar në prioritet e larta të krijimit të kushteve stimuluese për nxitjen e zhvillimit të sektorit privat, në veçanti për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Politikat dhe strategjitë e zhvillimit, dominojnë: tendenca për zhvillimin e sektorit prodhues në mënyrë që Kosova të shndërrohet me një shoqëri konkurruese dhe shoqëri prodhuese. Në kuadër të politikave zhvillimore, ka përparësi për liberalizmin e tregut, ndërtimin një ekonomie konkurruese…”, ka thënë Thaçi.  

Në këtë eveniment presidenti Thaçi dhe disa ministra të fushës së ekonomisë në kabinetin e Qeverisë Haradinaj kanë ndarë mirënjohje për  kompanitë më të suksesshme të vendit.

Thaçi: Pas një dekade, duhet të mbizotërojnë produktet “Made in Kosovo”

Presidenti Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi theksoi se bizneset janë ballafaquar me shumë sfida para luftës dhe asnjëherë nuk u dorëzuan.

Sipas tij, në dekadën e parë shteti ka shënuar hapa të rëndësishëm në shumë fusha, në aspektin politik e ndërkombëtar, për ekonomi, sport e kulturë.

“Kemi punuar bashkë që të ndërtojmë platformë për ekonomi dhe për Kosovën. Jemi bërë shtet qe dhjetë vjet duhet që në Kosovë të mbizotërojnë produktet Made in Kosovo”, ka thënë Thaçi.

Berat Rukiqi këshilltar strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës ka thënë se në këto dhjetë vjet Kosova ka dëshmuar në aspektin ekonomik një trend pozitiv me një stabilitet ekonomik dhe politik.

Mirëpo tha se në dhjetë vitet e ardhshme Kosova duhet të forcojë sektorin privat me prodhimet vendore.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast tha se kjo ditë është emocionuese për të gjithë prodhuesit e Kosovës.

Ai tha se tregu i gjithë Shqipërisë dhe Kosovës çdo ditë po fuqizohet, dhe ka një ide për një treg të përbashkët që duhet të ndodhë. Në këtë eveniment Thaçi ka ndarë edhe mirënjohje për disa nga kompanitë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat