E pabesueshme, në Kosovë mund të bleni tokë me kripto valuta

Ekonomi

E pabesueshme, në Kosovë mund të bleni tokë me kripto valuta

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 17:35
Ilustrim

Jetojmë në një kohë kur monedhat virtuale janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Këta monedha virtuale po bëhen gjithmonë e më të popullarizuara edhe tek shqiptarët, sidomos tek shqiptarët e Kosovës ku kanë filluar të përdoren dhe të tregtohen në masë të madhe nga shumë njerëz.

Image

Edhe pse në Prishtinë dhe Tiranë, institucionet qeveritare si Doganat e Kosovës, apo Banka e Shqipërisë dalin me deklarata edukative që mos përoden këta monedha, duke bërë apele të ndryshme për maturi në përdorimin e monedhave kriptografike, qytetarët duket se nuk i kanë përfillur shumë këta apele.

Monedhat virtuale si Bitcoin dhe Ethereum janë monedhat më të njohura dhe të përhapura dhe sot në internet me ata monedha mund të bleni gjëra të ndryshme online.

Por sot në një grup në Facebook që përdoret kryesisht për tregtimin e kripto valutave kemi hasur në një shpallje mjaft interesante ku një person nga Gjilani i Kosovës ka bërë një shpallje për shkëmbimin e 5 hektarëve tokë me krypto valutën Bitcoin ose Ethereum në vlerë prej 50.000 euro. Kjo ndoshta mund të jetë hera e parë që tek shqiptarët dhe më gjërë të shiten pasuri të patundshme me krypto valuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat