“Kosova ka nevojë urgjente për investime ekonomike në sektorin privat”

Ekonomi

“Kosova ka nevojë urgjente për investime ekonomike në sektorin privat”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 janar 2018 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Duke folur rreth asaj se si po ndodhë zhvatja e buxhetit dhe shpenzimi i arave për autostrada dhe jo për nxitje të zhvillimit të ekonomisë, analisti politik Blerim Burjani ka thënë se për “Bota sot” se Kosova ka nevojë urgjente për investime ekonomike në sektorin privat, pasi kjo Qeveri asnjë hap deri më tani nuk e ka bërë në këtë drejtim të stimulimit të investimeve direkt të huaja në Kosovë.

Ai ka thënë se “ autostradat”  ndërtohen edhe pse nuk ka pasur nevojë urgjente për to.

Image
Blerim Burjani

“Është e saktë se kjo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ndikon në transportin e mallrave dhe shërbimeve, por këto autostrada e rreth rrotullime janë bërë për zhvatje dhe përfitime personale të ministrave dhe partive. Shembuj të keqpërdorimit të buxhetit të Kosovës janë bërë në një periudhë të gjatë kohore. Qeveria aktuale i dëmton me TVSH me bizneset , në vend se TVSH të merret pas shitjes së produkteve këta si politik e kanë me hyrje në dogane me paguar TVSH. Pra ka përplot gjëra të tilla, ku disa lirime janë bërë në lëndën e parë për prodhuesit në kohën e qeverisë së kaluar dhe që ka vazhduar edhe më tutje kjo qeveri. Nuk do koment se kjo Qeveri është më e dobëta prej kur Kosova ka pasur Qeverinë e parë diku në vitin 2002.Pra asnjë njeri nuk merr vesh në ekonomi që prej mandatari e deri tek i fundit, pasi kanë një kabinet të dobët , analfabetik dhe total të pa përgatitur për asgjë, por vetme sa  për ti marr rrogat e veta të cilat nuk i harrojnë kurrë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë  për rritjen e pagave është dashtë të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, por fatkeqësisht asnjë përpjekje për kundërvënie serioze ndaj rritjes së pagave për stafin analfabetik politik nuk janë bërë, as nga qytetarët e as nga shoqëria civile.

“Gjithë çfarë ka ndodh ka qenë vetëm një protestë me 20 veta e cila ka ndodhur për këtë çështje të njohur si lëvizja për bërje të kravatave dhe kamishave për mandatarin apo kryeministrin. Pra Kosova ka borxhe të mëdha që ka marr për këto autostrada , mbi një miliard borxhe e më shumë janë marr nga BB dhe Fondi Monetar dhe organizatat tjera financiare, ku ka edhe hakmarrje, e  gjithçka. Pra rritja e borxhit publik edhe pak kohe mund të jetë nën kontrollë dhe mund të rritet pa u ndal”, ka thënë analisti politik Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat