Për 18 vjet ATK inkasoi 5.2 miliardë euro

Ekonomi

Për 18 vjet ATK inkasoi 5.2 miliardë euro

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:12
Në shënimin e këtij përvjetori të rëndësishëm ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar sot 18 vjetorin e themelimit ku tha se ky institucion përgjatë këtyre viteve ka arritur që të inkasojë mbi 5 miliardë euro të hyra nga tatimet dhe kontributet pensionale.

Në shënimin e këtij përvjetori të rëndësishëm ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj  i cili kishte një mesazh për ata që i shmangen taksave të shtetit.

Ai tha se duhet të gjejnë mënyra që t’iu  afrohen atyre dhe ta kuptojnë edhe ata se fitojnë nëse kalojnë në veprimtari ligjore ekonomike, edhe nëse bëhen pjesëmarrës në ekonominë e vendit , përfshirë edhe me kontributet e tyre , përmes taksave. 

Haradinaj: Duhet të gjejmë mënyra për tu ju ofruar  në ekonomi legale

“Ne mbledhim prej tatimpaguesve , po mbledhim për qëllime madhore, cilat janë ato qëllime që i mbulojnë gjitha ato aspekte të jetës që pikërisht janë me rëndësi për taksa paguesit . Nëse ai është një sipërmarrës i zoti , ne jemi përgjegjës me krijuar, gjitha parametrat , parakushtet që të zhvillohet suksesshëm. Qëllimi ynë nuk është pengimi, qëllimi ynë është me krijuar pikërisht atë që është me interes për zhvillimin tonë ekonomik. Është informaliteti ekonomik, në vend. Ne e dimë që një pjesë e madhe e njerëzve tonë në atë ekonominë bazë nuk mbërrin me i plotësuar mkrejt ato kritere e me marr pjesë në treg në aspektin legal. Duhet të gjejmë mënyra që t’i afrohemi atyre dhe ta kuptojnë edhe ata se fitojnë nëse kalojnë në veprimtari ligjore ekonomike, edhe nëse bëhen pjesëmarrës në ekonominë tonë , përfshirë edhe me kontributet e tyre , përmes taksave. Në fund do t’iu themi kështu: Kosova k a shumë potenciale , shumë resurse, çdo hallkë e sistemit tonë e ka për detyrë me qenë absorbues i investimeve të reja me i nxit duke fillua prej atyre të vendit e njëkohësit edhe te investimeve të huaja”, tha Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamza,  kërkoj që ky vit të jetë më i frytshëm sesa viteve të kaluar, ndërsa shtoi se nuk janë të  vetëm në arritjen e objektivave reformuese.

Hamza: Së bashku do të arrijmë këtë reformë

“Me zhvendosjen e mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendi të vendit dhe jo më pak të rëndësishme objektivi strategjik luftimi i ekonomisë joformale,  ne jemi të vetëdijshëm që arritja e këtyre objektivave të reformës, kërkon resurse dhe angazhim nga të gjithë dhe në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që ATK-ja të jetë e përgatitur për radhitjen e këtyre objektivave reformuese për ta ndihmuar zhvillimin ekonomi të vendit si dhe për ti shërbyer Qeverisë së Kosovës . Unë si ministër nuk e kam asnjë dilemë që së bashku do të arrijmë këtë reformë për të mirën e vendit tonë . Në këtë rrugë po e theksoj edhe një herë nuk jeni vetëm. Prandaj pres që viti 2018-të pres që të jetë një vit i frytshëm ”, tha Hamza.

Ndërsa, drejtori i  ATK-së, Sakip Imeri, ka thënë se ATK-ja është e përkushtuar që përveç mbledhjes së të hyrave për buxhetin e vendit të punojë ngushtë me përfaqësuesit e bizneseve, Odat Ekonomike dhe shoqatat profesionale që të mbështesim gjitha përpjekjet për  një zhvillim sa më të madh ekonomik dhe konkurrencë të ndershme të tregut.

Imeri: Për 18 vjet ATK ka inkasuar 5.2 miliardë euro të hyra

“Administrata e ka një rol të rëndësishëm, stabilitetin financiar në buxhetin e Kosovës, për përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Qeveria . Përgjegjëse për implementimin e planeve operative si dhe strategjike , trajtimin e barabarta të tatim paguesve që secili të paguaj hisen e tij që i takon me ligj. Prioriteti ynë është përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit, transparencë, luftimi i evazionit fiskal , parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo formale në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë ku ka përgjegjësi ligjore ATK-ja . Rezultatet në mbledhjen e të hyrave kanë shënuar ngritje të vazhdueshme. Kështu për 18  vjet janë mbledhur 5.2 miliardë euro. Nga të cilat 3.8 miliardë euro tatime dhe 1.4 miliardë euro janë kontribute pensionale”, tha Imeri. 

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka falënderuar ATK-në për punën dhe bashkëpunimin që sipas tij falë bashkëpunimit bizneset deklarohen vullnetarisht për të kryer obligimet ndaj shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat