OAK: Vjedhjet që po bëhen ndaj bizneseve, rrezik për investime në Kosovë

Ekonomi

OAK: Vjedhjet që po bëhen ndaj bizneseve, rrezik për investime në Kosovë

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 16:37
OAK

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga kryetari i bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, nga i cili është informuar për shqetësimet e afaristëve në lidhje me vjedhjet e shumta që po ndodhin kohëve të fundit nga persona të pa ndërgjegjshëm.

Krasniqi kërkoi nga ministri Sefaj që të merren parasysh shqetësimet e afaristëve, pasi kjo dukuri është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha.

Ndërsa, Lulëzim Begaj, anëtar i bordit i OAK-ut, njëherësh pronar i Kosmonte Foods, e njoftoi ministrin Sefaj me raste konkrete të plaçkitjeve në pronën e tij, por edhe të bizneseve tjera.

Ai po ashtu foli edhe për pasigurinë që po e kanë pas vjedhjeve të mëdha që po u bëhen atyre.  Begaj, u shpreh shumë i indinjuar nga mos efikasiteti i organeve të drejtësisë për zbulimin e rasteve.

Edhe përfaqësuesi i Elkos Group, Arsim Selmonmusaj, tregoi për nevojën imediate të përmirësohet gjendja e sigurisë e me theks të veçantë për sektorin privat.

Nga ana e tij, ministri Sefaj premtoi se do të mundohet t’i adresojë të gjitha kërkesat e tyre, pasi është mjaft i interesuar që të ofrojë një ambient sa më të sigurt për biznes, duke qenë se afaristët janë ata që krijojnë mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim u diskutua edhe për mundësit e pajisjes së sigurimit me armë, në mënyrë që të kenë mundësi të mbrojnë pronën ku ata mbikëqyrin. Ndër të tjera u kërkua që të vihet në prioritet zgjidhja e rasteve të bizneseve pasi kjo po krijon pasiguri për të investuar më tutje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat