Mustafa: Serbia për dy vite bllokon anëtarësimin e Kostt në Etnose

Ekonomi

Mustafa: Serbia për dy vite bllokon anëtarësimin e Kostt në Etnose

Nga: Bota sot Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 21:45
Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka kërkuar ndërmarrjen e masave proporcionale ekonomike ndaj Serbisë për shkak të bllokimit të antarësimit të Kostt në Etnose.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se pothuajse dy vjet Serbia bënë bllokimin e anëtarësimin e Kostt në asociacionin e organizatave simotra të njohura si Etnose, e kjo gjë shkakton dëme të mëdha.

Sipas tij, këtyre masave duhet t’i bashkohet edhe Shqipëria, pasi që edhe ajo pëson dëme.

Postimi i plotë:

TE NDERMERREN MASA PROPORCIONALE EKONOMIKE NDAJ SERBISE PER SHKAK TE BLLOKIMIT TE ANTARESIMIT TE KOSTT NE ETNOSE

Ka thuaja dy vjet qe Serbia po e bllokon anëtarësimin e KOSTT ne asociacionin e organizatave simotra te njohur si ETNOSE. Kjo shkakton dëme direkte ekonomike ne sistemin energjetik te Kosoves rreth 10 milion Euro ne vit. Keto dëme behen shume me te mëdha kur te shtohet këtu edhe fakti se linja 400 Kv e transmisionit Kosoves Shqiperi per kete shkak nuk mund tebehet funskionale dhe kjo pengon optimizimin e sistemeve enrgjetike ne te dy vendet, qe do te thotë uljen ekostove te operimit. Sic tha dje edhe Janez Kopac,sekreteari i Komunitetit Europian te Energjise Serbia nuk po heq dore nga ky bllokim, pra nga moszbatimi i Marrveshjes per energjinë te arritur ne bisedimet e Brukselit. Prandej nuk duhet te vonohemi metutje ne zabtimin kundërmasave eekonomike , proporcioanle , qofte edhe tregtare per te mbrojtur interesat tona ekonomike. Pergatitjen e ketyre masave, lidhur me problemin ne fjale, e kemi pas kërkuar edhe ne Komisionin per zhvillim ekonomik me rastin e raportimit te ish ministers Tahiri. Logjike do te ishte qe këtyre masave tu bashkohet edhe Shqiperia pasi edhe ajo pëson dëme. Eshte dëshmuar se pala serbe e kupton me mire kete lloj gjuhe se sa konstruktivitetin ne bisedime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat