Borxhi i jashtëm i Kosovës është 443 milionë, i brendshmi 504.5 milionë euro

Ekonomi

Borxhi i jashtëm i Kosovës është 443 milionë, i brendshmi 504.5 milionë euro

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 09:35
Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës në raportin e raportin për tre mujorin e dytë të këtij viti, ka vlerësuar se shpenzimet, pothuajse të gjitha kategoritë u karakterizuan me rritje.

Sipas BQK-së, shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje shënuan një rritje të lehtë prej 0.6 përqind dhe arritën vlerën 274.2 milionë euro.

“Mallrat dhe shërbimet (përfshihen edhe shpenzimet komunale) shënuan rritje prej 8.2 përqind dhe arritën vlerën 94.9 milionë euro. Subvencionet dhe transferet shënuan rritje për 9.0 përqind dhe arritën vlerën 230.9 milionë euro. Rritjen më të lartë e shënuan investimet kapitale të cilat arritën vlerën prej 159.3 milionë euro që janë për 18.7 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e BQZ-së.

Borxhi publik arriti në 947.5 milionë euro në qershor 2017, që tregon për një rritje prej 15.3 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 15.5 përqind nga 13.8 përqind. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të jashtëm prej 15.5 përqind, vlera e të cilit ka arritur në 443.0 milionë euro dhe borxhit të brendshëm prej 15.1 përqind 504.5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat