AKP shtet 11 asete më atraktive në Kosovë

Ekonomi

AKP shtet 11 asete më atraktive në Kosovë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 15:13
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me likuidim 38A, valë kjo që përfshin 11 prej aseteve më atraktive në Kosovë dhe të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në rajonin e Prishtinës.

Bordi miratoi edhe listën e aseteve të propozuara për valën e shitjes 38, e cila përmban në vete gjithsej 123 asete në tërë Kosovës por që numri më i madh i tyre është në rajon të Prishtinës. 

Sipas një njoftimi të AKP-së, pranimi i ofertave për këto dy valë të shitjeve pritet të bëhet më 6 dhjetor.

“Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi Planin e Punës të Njësisë së Auditimit të Brendshëm si dhe Strategjinë e rishikuar për vitet 2018-2020. Bordi në të njëjtën kohë shqyrtoi dhe miratoi raportin e Komisionit për shqyrtim të ankesave në lista për 20% të punëtorëve të NSH KB Dumnica Podujevë, si dhe raportin e Komisionit të Banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore. Bordi miratoi edhe pesë Raporte për përcaktim të statusit për ndërmarrjet shoqërore si dhe disa qiradhënie të aseteve të NSH-ve. Veç kësaj, në këtë mbledhje Bordi ka miratuar edhe raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e dy ndërmarrjeve shoqërore NSH Termosistemi dhe NSH SHAM Iliri në Prizren në vlerë përfarsisht 40,000 €, ndërkaq ka shqyrtuar dhe miratuar rritjen e buxhetit për tre ndërmarrje shoqërore në likuidim NSH Automoto Prishtina, Hotel Grandi dhe NSH Unimont”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat