Vendosja e taksës për miell, Serbia humb 3.5 milionë euro

Ekonomi

Vendosja e taksës për miell, Serbia humb 3.5 milionë euro

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 16:48
Ilustrim

Oda Ekonomike e Serbisë ka paralajmëruar se eksportuesit serbë të miellit do të humbin 3,5 milionë euro, nëse Prishtina zyrtare nuk heq taksën prej 40 eurove.

Përfaqësuesi i kësaj ode, Aleksandar Radovanoviq, tha për agjencinë e lajmeve Beta, se kjo masë do të godasë të gjithë prodhuesit e miellit në Serbi.

“Kjo masë është jo selektive, pasi që godet të gjithë prodhuesit e miellit, të cilët afarojnë me çmime sipas tregut. Nëse është vërejtur dumpingu, atëherë masat antidamping duhet të ndërmerren vetëm ndaj atyre që kanë dërguar mallin me çmime të ulëta”, tha ai.  

Sipas tij, vitin e kaluar janë dërguar rreth 40.000 tonë miell, gjë e cila tregon se nëse Kosova nuk heq vendimin e saj, dëmet deri në fund të këtij viti për prodhuesit e miellit në Serbi do të jenë  3,5 milionë euro.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se ministria që ai drejton ka kërkuar nga Kosova që të heqë taksën për importin e miellit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat