BB për 18 vjet ka investuar 400 milionë dollarë

Ekonomi

BB për 18 vjet ka investuar 400 milionë dollarë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:21
akimTakimi në mes ministrit te Financave, Agim Krasniqi dhe drejtoreshën e re Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder

Banka Botërore që nga viti 1999, ka investuar në Kosovë përafërsisht 400 milionë dollarë, përmes mbi 30 projekteve, përfshirë edhe fonde të mirëbesimitdonacione.

Kështu u tha në një takim në mes ministrit te Financave, Agim Krasniqi dhe drejtoreshën e re Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, e cila ka pranuar detyrën e saj në korrik të këtij viti.

Me këtë rast, Krasniqi uroj Van Gelder për pozitën e re dhe gjithashtu i shprehi asaj frymën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional që Kosova ka zhvilluar me Bankën Botërore ndër vite.

“Kemi arritur avancime të konsiderueshme në shtetndërtim deri më tani. Sigurisht që palë e rëndësishme në përmbushjen e prioriteteve zhvillimore qeveritare ka qenë dhe do mbetet bashkëpunimi me Bankën Botërore.“ u shpreh Ministri Krasniqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Kosova si shtet me qasje në fondet IDA (kredi me kushte të buta) të Bankës Botërore, synon të absorbojë maksimalisht ato për zbutjen e papunësisë, varfërisë përmes investimeve në projekte që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”.

Ndërsa, drejtoresha Van Gelder duke falënderuar ministrin Krasniqi për pritjen gjithashtu, theksoi rëndësinë e rolit të Ministrisë së Financave në bashkëpunimin me Bankën dhe ndër të tjera shprehi vlerësimet e saja të larta për angazhimin e vazhdueshëm të Ministrit për një bashkëpunim të frytshëm me Bankën Botërore dhe implementimin e suksesshëm të projekteve.

“Në këtë takim gjithashtu u bë e ditur se që nga viti 1999 Banka Botërore ka investuar ose menaxhuar në Kosovë përafërsisht US$ 400 milionë, përmes mbi 30 projekteve, përfshirë edhe fonde të mirëbesimit/donacione. Projektet kryesisht kanë qenë në fushat si energjia, arsimi, bujqësia, kadastra, shëndetësia dhe siguria e ujit. Portfolio e tanishme përbën 7 projekte aktive, në shumën totale US$161 milionë, përfshirë këtu edhe dy projektet (Financim Shtesë për Projektin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport), të cilat duhet t’i prezantohen Kuvendit për ratifikim”, thuhet në një komunikatën e Ministrisë së Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat