Operatorët mobil në Kosovë mbulojnë 70 % të shërbimeve të internetit

Ekonomi

Operatorët mobil në Kosovë mbulojnë 70 % të shërbimeve të internetit

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 11:30
Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)

Kodi i ri +383 do të funksionalizimet në qershor të vitit të ardhshme. Në qershor 2018-të, shuhen kodet +377 dhe +386. Në Kosovë janë mbi 1 milion përdorues të internetit. Kurse, javën që vjen inspektorët e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), do të dalin në terren për të inspektuar punën e operatorit mobil serb MTS. D.O.O.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ku ka thënë se do të inspektohet ky operator me qëllim që të shihet se a po i përmbahet limiteve që iu janë caktuar me marrëveshjen arritur në Bruksel.

Operatori i përkohshëm i licencuar MTS. D.O.O, në bazë të marrëveshjes së Brukselit ka filluar operimin e tij në zonat e banuar me minoritetet serbe dhe i ka në shfrytëzim 60 mijë numra, bashkë me shërbim të internetit. Kosova në shkëmbim të dhënies së licencës me marrëveshje ka marrë kodin telefonik +383.

Ndërsa, Gashi ka thënë se kodi i ri do të funksionalizimet në qershor të vitit të ardhshme.

Gashi: Do të inspektohet operatori serb nga ARKEP

“Operatori i përkohshëm i licencuar MTS D.O.O në bazë të marrëveshjes së Brukselit ka filluar operimin e tij në ato zona të caktuara të Kosovë. ...Ai i ka pasur 8 muaj kohë që të adoptoj teknologjinë dhe t’i zbatoj plotësisht të gjitha rregullat dhe ligjet e Kosovës, ku përfshihet edhe regjistrimi i çdo shfrytëzuesi të tyre përkatësisht operimi në bazë të të gjitha limiteve që janë vendosur në licencën e përkohshme që iu është dhënë atyre. Ky 8 mujor skadon më 15 gushtë të këtij viti. ARKEP është duke u përgatitur të bëjë një inspektim menjëherë javën që pason në mënyrë që të vërtetoj se deri ku janë zbatuar këto limite që janë dhënë në licencën e përkohshme. Përveç faktit se ne bëjmë matje të vazhdueshme dhe e dimë që në aspektin e shtrirjes së tyre janë duke e zbatuar plotësisht ato limite që janë dhënë me legjislacionin e Kosovës. Po ashtu sa i përket raportimit të tyre dhe bashkë punimit me rregullator me ARKEP-in në këtë rast ata janë duke i zbatuar të gjitha obligimet që i kanë“, tha Gashi.

Ndërsa sa i përket kodit të ri të Kosovës që ka marrë në shkëmbim të kësaj licencë, Gashi ka thënë se gjatë këtij viti duhet të realizohen thirrjet hyrëse, kurse, në fillim të vitit të ardhshme operatorët duhet të kalojnë në fazën e përfundimit të këtij procesi.

Gashi: Në qershor të vitit të ardhshëm shuhen kodet +377 dhe +386

“ Viti 2017-të, është vit në të cilin realizohen thirrjet hyrëse me +383 nga operatorët të ndryshme të botës në drejtim të operatorëve të operatorëve të telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë. Barra kryesore dhe i gjithë procesi i implementimit të kodit është mbi operatorët e telefonisë mobile dhe fikse. ...Ndërsa fillimi i vitit 2018-të, do të kalojë në fazën kur do të bënë ndërrimi i sim kartelave të qytetarëve dhe do të shfrytëzohet plotësohet kodi +383. Ndërsa kodet tjera ekzistuese +377 dhe +386 do të jenë kode rezervë në të cilat qytetarët do të mund të thirrin gjithashtu por kod kryesor primar do të jetë +383 deri në fillim të vitit 2018-të. Ndërsa deri në qershor të vitit 2018-të parashihet të shuhen funksionuar të dy kodet +377 dhe +386. “, tha Gashi.

Gashi ka fol edhe për cilësinë e shërbimeve që operatorët mobil e ofrojnë në Kosovë, Vala dhe Ipko. Ai ka thënë se operatorët që janë në Kosovë shërbimet e internetit i kanë ofruar me vonesë, por që sipas aktualisht me këtë shërbim e mbuloj 70 % të popullsisë.

Gashi: Operatorët mobil në Kosovë mbulojnë 70 % të shërbimeve të internetit

“Shërbimi në Kosovë është relativisht cilësor në telefonin mobile dhe gjithashtu edhe në internet 3&4G, ta kemi parasysh që operatorë më Kosovë kanë filluar pak më me vonës, në krahasim me rajonin në implementimin në këto teknologji të reja. Kryesisht , fillimisht kanë mbuluar zonat me një shtrirje më të madhe të popullsisë për të vazhduar pastaj me rrugë kryesore dhe me pjesë të tjera të vendit . Aktualisht ky shërbim mbulon mbi 70 përqind të popullsisë së Kosovës me shërbime 3 dhe 4G . Është një tendencë e investimeve në rritje nga të dy operatorët. Prandaj konsiderohet që është mbi mesataren e rajonit dhe si shërbim është shërbim relativisht i mirë po që në vazhdimësi duhet të përmirësohet dhe mirëmbahet ai shërbim që të adaptohet me nevojat e kohës“, tha Gashi.

Sipas tij, me zhvillimin e pajisjeve teknologjike të reja me telefon të ri të mençur, po ashtu aplikacionet e reja kërkojnë më shumë internet, kërkojnë fuqi më të madhe edhe në sasi të të dhënave që i përdorim prandaj kjo teknologji duhet të adaptohet në vazhdimësi në mënyrë që të jetë në gjendje që të përballojë nevojën e qytetarëve. Ai ka shtuar se rënia e të hyrave tek operatorët mobil në vend dhe në botë vjen si shkak i komunikimeve me internet.

Gashi: Teknologjia e re ndikon në rënie të të hyrave nga telefonia

“ARKEP ka bërë disa analiza dhe ka ardhur në përfundime të brendshme se zhvillimi i teknologjisë mundëson një shfrytëzim shuma më të mirë nga qytetarët të shërbimeve të telefonisë mobile kryesisht por edhe të internetit. Po në anën tjetër ka edhe ndikim në zvogëlimin e shpenzimeve  që qytetarët bëjnë për këto shërbime që janë shërbime  të komunikimeve elektronike, që donë të thotë në rast se një teknologji e re mundëson që qytetari të komunikoj shumë më lirë mes vete ose mos të shfrytëzoj fare shërbimet klasike të zërit në telefoni por vetëm të shërbimeve të internetit“, tha Gashi.

Sipas tij, në Kosovë janë mbi 1 milion përdorues të internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat