Bie numri i ndërmarrjeve të reja në Kosovë

Ekonomi

Bie numri i ndërmarrjeve të reja në Kosovë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 17:47
Ilustrim

Në tremujorin e dytë të vitit 2017 janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 237 ndërmarrje, krahasuar me tremujorin paraprak, në këtë tremujor ka pasur një rënie prej 21.5 përqind të ndërmarrjeve të regjistruara.

Po ashtu, rënie për 20.1% të ndërmarrjeve të regjistruara vërehet edhe nëse krahasohet me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila ka publikuar “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2017, i cili përmban të dhëna statistikore për bizneset e regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 623 ndërmarrje të regjistruara (28.0%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 278 ndërmarrje të regjistruara (12.0%); prodhimi me 234 ndërmarrje të regjistruara (10.0%); ndërtimtaria me 202 ndërmarrje të regjistruara (9.0%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 189 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); si dhe aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 të punësuar përbën 2 mijë e 150 ndërmarrje, ose 96.1% e ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 62 ndërmarrje të regjistruara (2.8%); 10 deri në 19 të punësuar me 17 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); si dhe në kategorinë 250+ të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Ndërsa, sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 613 ndërmarrje të regjistruara (27.4%); Ferizaj me 202 ndërmarrje të regjistruara (9.0%); Prizreni me 175 ndërmarrje të regjistruara (7.8%); Peja me 139 ndërmarrje të regjistruara (6.2%); Gjilani me 135 ndërmarrje të regjistruara (6.0%); Gjakova me 105 ndërmarrje të regjistruara (4.7%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat