OEK: Klima aktuale për biznes në Kosovë është më e mirë

Ekonomi

OEK: Klima aktuale për biznes në Kosovë është më e mirë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 12:13
Pamje nga konferenca

Ministrja e Tregtisë, Hikmete Bajrami ka rekomanduar që institucionet të formohen sa më shpejt dhe që kërkojnë të vinë njerëz që ia dinë vlerën sektorit privat sepse rritja e këtij sektori nënkupton përparim për shoqërinë e Kosovës.

Këto komente ajo i bëri me rastin e prezantimit të idikatorëve të klimës për biznes në bazë të anketës të realizuar për herë të 18 nga Oda Ekonomike e Kosovës, anketë sipas së cilës në Kosovë ka një klimë më të mirë për të bërë biznes.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha se sektori privat është në rrugë të mirë për zhvillim.

Gërxhaliu tha se vetëm përmes zhvillimit ekonomik përmirësohet imazhi i Kosovës. Ai me tej tha se mundësit për punësim shihen në sektorin e ndërtimtarisë dhe prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat