Takim i përbashkët i menaxhmentit të ATK-së dhe Doganës

Ekonomi

Takim i përbashkët i menaxhmentit të ATK-së dhe Doganës

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:47
Takim i përbashkët i menaxhmentit të ATK-së dhe Doganës

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim drejtorin e Doganave të Kosovës, Bahri Berisha me bashkëpunëtor, ku është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e informalitetit dhe evazionit fiskal.

Sipas një komunikate të ATK-së, këmbimi i të dhënave dhe informatave në mënyrë elektronike i cili ka lehtësuar dhe ndihmuar në punën e ATK-së.

“Po ashtu është diskutuar për angazhimin e përbashkët lidhur me lojërat e fatit, akciza dhe  importimi i aparateve për këto aktivitete. Si çështje e veçantë me implikime edhe në punën e ATK-së është diskutuar edhe për Rivlerësimet Doganore, informimi për ATK, Depot doganore, lirimet e TSVH në importin e lëndës së parë në funksion të lehtësimit për tatimpaguesit”, thuhet në komunikatë.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve  kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat