FMN: Kosova dhe Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Ekonomi

FMN: Kosova dhe Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Më: 19 prill 2017 Në ora: 08:43
Ilustrim

FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3,7 për qind, ndërsa ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3,5 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar parashikimin se ekonomia shqiptare do të ketë rritjen më të lartë në rajon gjatë këtij viti. Menjëherë pas Shqipërisë, vjen Kosova. Në raportin e sapopublikuar mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3.7 për qind, nga 3.5 për qind sa u rrit vitin e kaluar.

Sipas FMN-së, kjo është ecuria më e mirë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës. Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5 për qind, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, prodhimi kombëtar do të zgjerohet respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat