Kurtan Kajtazi merr pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë në Podgoricë

Ekonomi

Kurtan Kajtazi merr pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë në Podgoricë

Më: 25 janar 2017 Në ora: 18:44
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi ka marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Bujqësisë dhe Ushqimit të Evropës Juglindore, i cili është mbajtur sot Podgoricë, ku temë e diskutimit ka qenë përballja me epidemitë e kafshëve në vendet e Evropës Juglindore, me theks të veçantë sëmundja “Bluetongue” e njohur si “Gjuha e kaltër”.

Gjatë fjalës së tij Kajtazi ka thënë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës në vazhdimësi i ka mbështetur nismat rajonale për bashkëpunim dhe përafrim të politikave në fushën e bujqësisë dhe ushqimit. Gjithashtu ka konfirmuar përkushtimin e Kosovës për të rritur bashkëpunimin rajonal, me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë dhe ushqimit, por edhe të mbrojtjes nga rreziqet që mund të na kanosen si regjion, duke shtuar se nevojitet koordinimi i përpjekjeve për ballafaqimin dhe tejkalimin e sëmundjes së kafshëve “Gjuha e kaltër” në nivel rajonal. 

Ndër të tjera, Kajtazi ka thënë se Kosova gjatë viteve të paraqitjes së kësaj sëmundjeje nuk është atakuar në nivele të larta të saj. “Megjithatë rasti i bartjes së sëmundjeve tjera të shfaqura në regjion, siç ka qenë rasti i “Lumpi Skin Deseas” vitin e kaluar, është mësimi më i mirë që si shtete duhet të veprojmë në këto raste. Andaj ka thënë se jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë dhe të bashkëveprojmë në drejtim të parandalimit dhe çrrënjosjes së sëmundjes “Gjuha e kaltër” dhe sëmundjeve tjera që mund të paraqiten”, tha ai dhe ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për krijimin e kanaleve të përhershme të komunikimit në mes të institucioneve të vendeve të Evropës Juglindore në drejtim të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut, si dhe kontrollit dhe modeleve të çrrënjosjes së kësaj sëmundjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat