Mustafa: Bizneset po kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së Ferizajt

Ekonomi

Mustafa: Bizneset po kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së Ferizajt

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:36
Kryeministri i vendit Isa Mustafa

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Qendrës Tregtare ETC në Ferizaj, ku janë punësuar numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Ferizajt.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarça, përfaqësues të tjerë lokalë dhe qytetarë të shumtë.

Kreu i ezkekutivit  vlerësoi lartë ndërtimin dhe hapjen e një objekti të tillë të madh dhe modern, i cili siç tha kryeministri, është i krahasueshëm dhe kalon standardet evropiane të objekteve të tilla tregtare.

“Është një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe ndërlidhjes me të gjitha bizneset në Kosovë dhe bashkëpunimit tregtar me vendet në regjion dhe vendet e BE-së”, tha kryeministri, duke uruar ETC-në për punën shumë të madhe dhe kontributin e madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Muharrem Svarqa, kryetar i Ferizajt, ka vlerësuar lartë rëndësinë e inaugurimit të këtij objekti të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat