15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë

Ekonomi

15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë

Nga: Bota sot Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 21:09
Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka vizituar komunën e Podujevës ku ka marr pjesë në ceremoninë inauguruese të objektit për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Ai ka shkruar në Facebook se me këtë qendër grumbullimi forcohet edhe më tej zhvillimi i agro-biznesit, forcimi i konkurrueshmërisë në treg rajonal.

“Me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu dhe zyrtarë të BE-së, në ceremoninë inauguruese të objektit për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Me këtë qendër grumbullimi forcohet edhe më tej zhvillimi i agro-biznesit, forcimi i konkurrueshmërisë në treg rajonal, përmirësimi i cilësisë së prodhimeve dhe nxitet punësimi, aftësimi dhe ndërmarrësia në përgjithësi.

Falenderim për Bashkimin Europian, për përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin socioekonomik të Kosovës”, ka shkruar Abrashi në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat