Kosova dhe Shqipëria dakordohen për shkëmbimin e forcës punëtore

Ekonomi

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për shkëmbimin e forcës punëtore

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 17:15
Pamje nga takimi

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Siç thuhet në njoftimin e MTI-së, ministrja Bajrami i informoi ministren Ekonomi për punën e bërë nga Qeveria e Kosovës në drejtimë përmirësimit të mjedisit afarist në vend.

“Ajo tha që indikatorët e përgjithshëm ekonomik kanë trend pozitiv, dhe po ashtu ka interesim për investime nga kompani të huaja, sidomos vërehet rritje e interesimit për investime nga vendet e zhvilluara, tha ministrja”, thuhet në njoftim.

Ministrja Bajrami theksoi që Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe statistikat konfirmojnë se përpjekjet e qeverisë po japin rezultate të prekshme. 

Në anën tjetër, ministrja Ekonomi foli rreth aktiviteteve dhe hapave që janë ndërmarrë nga qeveria e Shqipërisë në fushën e reformave ekonomike, veprime këto që kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik, tha ajo.

Në takim u konstatua se të dyja vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dhe se nuk ka asnjë çështje të hapur tregtare. 

Bashkëbiseduesit u dakorduan rreth krijimit të një marrëveshje në mes të dy vendeve për shkëmbimin e forcës punëtore sidomos gjatë sezones turistike në Shqipëri.

Po ashtu, u diskutua rreth mundësisë së shkëmbimit të eksperiencës në fushën e përpunimit të produkteve me qëllim të ngritjes së cilësisë së produkteve vendore të të dyja vendeve.

Pjesëmarrës në takim ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ministrja Bajrami i uroj ministres Ekonomi dhe ambasadorit Minxhozi 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke theksuar se kjo është festë e jona e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat