Bajrami: Ligji për Investimet Strategjike ndihmon edhe biznesin në Pejë

Ekonomi

Bajrami: Ligji për Investimet Strategjike ndihmon edhe biznesin në Pejë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 14:29
Foto nga konferenca

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në konferencën informuese me bizneset e Pejës tha se nënvizoi se Ligji për Investimet Strategjike pritet të implementohet së shpejti, duke krijuar mundësi për investime në Kosovë dhe njëkohësisht edhe në rajonin e Pejës. Ministrja Bajrami, po ashtu i informoi afaristët se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve, duke reduktuar barrierat administrative, duke bërë racionalizimin e shpenzimeve nga Qeveria, duke rritur shërbimet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kundrejt bizneseve, si dhe duke eliminuar burokracinë në institucionet e Kosovës.

Në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2016”, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim edhe me Komunën e Pejës, mbajtën sot konferencën informuese me bizneset e këtij rajoni. 

Ministrja Bajrami, po ashtu i informoi afaristët se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve, duke reduktuar barrierat administrative, duke bërë racionalizimin e shpenzimeve nga Qeveria, duke rritur shërbimet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kundrejt bizneseve, si dhe duke eliminuar burokracinë në institucionet e Kosovës. Si ndihmesë tjetër, ministrja Bajrami theksoi edhe lehtësirat që do të bëhen përmes qasjes në financa përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe po ashtu mundësisë së bizneseve përmes projektit për certifikimin e produkteve kosovare sipas standardeve ndërkombëtare të kualitetit. 

“Raporti i fundit i Bankës Botërore për të bërit biznes ka konfirmuar përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë, duke e ngritur rangimin e Kosovës në vendin e 60-të në nivel botëror”, bëri të ditur ministrja Bajrami. 

Ajo ritheksoi edhe njëherë se MTI-ja ka qenë dhe mbetet në shërbim të bizneseve sa i takon zgjidhjes së barrierave tregtare me vendet fqinje, me të cilat janë ballafaquar kompanitë kosovare dhe se kur ka qenë nevoja janë marrë edhe masa reciprociteti. 

Të pranishëm në konferencë ishin: kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të ATK-së, Doganave të Kosovës, AZHR-së, të KEDS/KESCO, si dhe përfaqësues të institucioneve komunale dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve të këtij rajoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat