Hapet panairi i punësimit Kosovë - Malin e Zi

Ekonomi

Hapet panairi i punësimit Kosovë - Malin e Zi

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 07:04
Foto arkiv

Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon Panairin ndër-kufitar të Produkteve Bujqësore, Ndërmarrësisë dhe Punësimit.

Panairi organizohet në kuadër të projektit të Programit për Bashkëpunim ndër-kufitar Mal i Zi- Kosovë “Aktivitetet e Përbashkëta për Punësim të Qëndrueshëm”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

Panairi paraqet kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet punëdhënësve dhe të papunëve në fushën e bujqësisë në rajonin ndër-kufitar me Malin e Zi.

Në këtë panair do të marrin pjesë 30 ndërmarrës nga Kosova dhe 20 nga Mali i Zi. Pjesëmarrësit do të informohen në lidhje me tregun e punës, me nevojat e punëdhënësve dhe mundësitë e punësimit të papunëve në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave malore.

Panairi do të mbahet në Hotel “Dukagjini” në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat