Bajrami informon Zeybekcin për miratimin e Ligjit për Investime Strategjike

Ekonomi

Bajrami informon Zeybekcin për miratimin e Ligjit për Investime Strategjike

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:22
Pamje nga takimi

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë - Turqi, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci.

Në një njoftim për media u bë e ditur se ministrja Bajrami, në këtë takim u shoqërua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj dhe ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu. 

Ministrat Bajrami dhe Zeybekci biseduan rreth rritjes së bashkëpunimit në mes së Kosovës dhe Turqisë.

Ministrja Bajrami e informoi homologun e saj për përkushtimin e Qeverisë  së Kosovës për përmirësimin e ambientit të biznesit në vend.

Ministrja po ashtu informoi për miratimin e Ligjit për Investime Strategjike dhe për rëndësinë që ka ky ligj dhe sigurinë që ai ofron për investitorët.

Ministrja Bajrami shprehu interesimin e saj dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me Turqinë dhe e informoi ministrin Zeybekci për potencialin që ka Kosova për investime.

Në anën tjetër, ministri Zeybekci, ofroi përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Turqisë për promovimin e Republikës së Kosovës në Turqi përmes forumeve dhe panaireve të ndryshme.

Ministrat Bajrami dhe Zeybekci diskutuan rreth mundësisë së nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit për përkrahjen e promovimit të Kosovës nga ana e Turqisë, dhe mundësisë së krijimit të Odës Ekonomike Turke në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat