Gërxhaliu: Me ligjin e ri të mos përsëriten dështimet me investitorët e huaj

Ekonomi

Gërxhaliu: Me ligjin e ri të mos përsëriten dështimet me investitorët e huaj

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 15:18
Safet Gërxhaliu

Miratimi i Ligjit për Investime Strategjike nga Kuvendi i Kosovës konsiderohet nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (ODK) se do të lehtësojë procedurat dhe do të rrisë interesimin e investitorëve të huaj në Kosovë. Sipas tij, deri më tash Kosova ka dështuar me investitorët e huaj.

"Kosova ka një problem të madh, sa u përket investimeve të huaja me imazhin negativ të krijuar nga kompanitë ndërkombëtare, të cilat kanë hasur në procedura burokratike”, thotë Gërxhaliu për Rel.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, e cilëson atë si një ligj të domosdoshëm për rritjen e nivelit të investimeve të huaja.

Ai ka shprehur se ligji nuk është shkop magjik i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara, por, sipas tij, që ky ligj të zbatohet suksesshëm duhet të ketë angazhime për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Por, është obligim institucional që kushdo që flet me investitorë të huaj, të ketë transparencë dhe një dialog të mirëfilltë që të mos përsëriten rastet dhe dështimet nga e kaluara”, ka thënë Gërxhaliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat