Mustafa: Tash zhvillimi i Trepçës varet nga ne dhe udhëheqja e kompanisë

Ekonomi

Mustafa: Tash zhvillimi i Trepçës varet nga ne dhe udhëheqja e kompanisë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 11:31
Muhamet Mustafa

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa pas miratimit të ligjit për Trepçën ka thënë se zhvillimi i mëtejshëm i minierës do të varet nga Qeveria dhe udhëheqja e kompanisë. Ai bëri të ditur se hapi i radhës është studimi i fizibilitetit dhe ristrukturimi i Trepçës.

“Në këtë fazë Trepça duhet të prodhojë dhe fisnikrojë mineralet e saja të çmueshme dhe ti shndërrojë në vlerë shtuese për mirëqenien ekonomike të Kosovës. Se sa do të arrihet kjo varet tash nga ne qe duhet ta zbatojmë Ligin , nga ne në institucione që kemi marrë besimin dhe përgjegjësinë për ta bërë këtë dhe po aq e edhe më shumë nga ata që do ta udhëheqin Trepçën në kohen para nesh.” ka shprehur deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat