Rifillon prodhimi në gjigantin “Ferronikel”

Ekonomi

Rifillon prodhimi në gjigantin “Ferronikel”

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 13:07
Fabrika “Ferronikeli”

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e mbarë të prodhimit në gjigantin e madh  ekonomik kosovar.

Ndërkaq, Nika tha se ky proces tashmë ka filluar derisa të gjitha elementet dhe mjetet e prodhimit janë duke funksionuar sipas programimit.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të ‘’Ferronikelit’’ ka thënë se rifillimi i prodhimit është një lajm tejet pozitv dhe për çdo detaj të radhës do të informoheni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat