KEDS-i ka larguar nga puna 100 punëtorë me kontratë të përhershme

Ekonomi

KEDS-i ka larguar nga puna 100 punëtorë me kontratë të përhershme

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 10:39
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Sipas Federatës së Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, KEDS-i ka larguar rreth 160 punëtorë nga maji i vitit 2013 deri në muajin mars 2016.

Nga maji i vitit 2016, sipas kësaj sindikate,  KEDS-i ka larguar 74 punëtorë nga i njëjti departament.

Ndërsa, në këtë muaj po largohen rreth 100 punëtorë.

Sekretari i Federatës të Pavarur ElektroKosova, Rashit Gashi, pas takimit me Koordinatorin e Inspektoratit të Punës, për rajonin e Prishtinës, dhe Drejtorit të Menaxhmentit së KEDS-it, George Karagutoff, tha se nuk do e pranojnë vendimin për largimin e 100 punëtorëve nga puna, dhe se do të vazhdojnë me kërkesat për realizimin e qëllimeve të tyre.

Gashi: E refuzojmë vendimin e bordit

 “Ne sapo dulem prej takimit me zyrtarët e KEDS-it, i cili pohoi se vendimi i bordit i datës 22 mars për largimin e punëtorëve nga puna është në fuqi...Ne ia thamë në mënyrë kategorike që e refuzojmë atë vendim të bordit për largimin e punëtorëve nga puna dhe do të vazhdojmë deri në realizimin e qëllimeve tona, në këtë rast nuk do ta pranojmë atë vendim”, tha Gashi.

Punëtorja e sapo larguar nga KEDS-i, Ajshe Gashi,  tha se këtë problem duhet ta zgjidhë qeveria e Kosovës.  Ajo ka kërkuar nga qeveria që të bëjë edhe ndërprerjen e kontratës me drejtorin e tanishëm turk George Karagutoff.

Gashi: Qeveria t’ia marrë licencën drejtorit turk

 “Ne jemi të larguar prej punës, nuk do të kemi më marrëdhënie pune, qe 3 vite na kanë shtyrë me kontratë kolektive. I kam 39 vite stazh pune edhe 10 vite më lypen për me mbërri pensionin, unë nuk e di kah ia mbaj... është dashtë qeveria me u marr më këto sene dhe me ia marr licencën turkut”, tha Gashi.

Në anën tjetër, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e KEDS-it, për mbylljen e Departamentit të Projekteve në Operim, Departamenti Fiktiv, ku për pasojë janë larguar rreth 100 punëtorë nga puna.

Nënkryetari i BSPK-së, Alush Sejdiu, tha se kanë shkelje të drejtave të punëtorëve në mënyra të ndryshme, dhe se këto po bëhen si rezultat i mosrespektimit të dialogut social mes partnerëve nga KEDS-i.

Sejdiu: Ky është mosrespektim i dialogut social

 “Kemi shkelje të gjithanshme të drejtave të punëtorëve duke filluar prej tejkalimit të orarit, të sistemimit joadekuatë nëpër vende të punës të angazhimeve ndoshta edhe jashtë profesionit të largimit të punëtorëve nga puna...të gjitha këto bëhen me një far kryeneçësie të paparë nga menaxhmenti i KEDS-it duke mos respektuar zhvillimin e dialogut social mes partnerëve”, tha Sejdiu.

Kryetari i BSPK-së, Hysni Gashi ka deklaruar se KEDS-i që nga privatizimi ka reduktuar numrin e punëtorëve. Ai e ka cilësuar largim kolektiv të punëtorëve vendimin e KEDS-i, duke thënë se ky i fundit nuk ka përfillur ligjet e vendit.

Gashi: KEDS-i me politikë diskrimunese

“Që nga privatizimi kur nga KEK-u, kaluan  2700 punëtorë me forma represive...sot KEDS-i ka mbërritur t’i ketë rreth 2400 punëtorë që do të thotë për 300 punëtorë e zvogëlojë numrin deri më tani, në forma të llojllojshme, mirëpo, tani kur në momentin e fundit ka filluar të merr masa edhe të largon punëtorë të cilët janë me kontrata të përhershme, gjithçka është e kundërligjshme kjo,  kur kemi largim kolektiv, fjala është se largohen 90-95 punëtorë, dmth, kjo është një largim kolektiv, pa u zbatuar asnjë ligji, as ligji i punës, pa u respektuar kushtetuta e Kosovës”,tha Gashi.

Pas konferencës punëtorët e larguar nga KEDS-it së bashku me anëtarët e BSPK-së, kanë protestuar para Ministrisë për Punë dhe Mirqenie Sociale.

Protestuesit e kanë përpiluar një regjistër, të cilin do t’ia dorëzojnë ministrit Arban Abrashi.  Qëllim i përpilimit të këtij regjistri është kundërshtimi i largimit të 100 punëtorëve nga puna.

Punëtorët e larguar nga puna së bashku më pjesëtarët e BSPK-së dhe FSPE-së, kanë deklaruar se edhe nesër do të protestojnë para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ata vazhdojnë të kërkojnë nga institucionet e vendit që të gjejnë zgjidhje për këtë problem, pasi sipas tyre, kjo formë e largimit nga puna është diskriminuese.

Image

BSPK: KEDS ka larguar rreth 100 punëtorë me kontrata të përhershme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e KEDS-it, për mbylljen e departamentit të projekteve në operim, me ç’rast janë larguar rreth 100 punëtorë nga puna.

Në këtë konferencë u tha se punëtorët kanë pasur kontrata të përhershme të punës dhe se atyre u është bërë padrejtësi.

Kryetari i FSPE-së, Hysni Gashi tha se largimi i punëtorëve është i paligjshëm dhe përbën shkelje të Kushtetutës.

Ai ka kërkuar nga institucionet që ta zgjedhin këtë problem, meqë sipas tyre, kjo formë e largimit nga puna është diskriminuese.

Ai shtoi se mbyllja e këtij departamenti, është e papranueshme për BSPK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat