Papunësia në Vlorë - 400 oferta për 8 mijë të papunë, ja ofertat

Ekonomi

Papunësia në Vlorë - 400 oferta për 8 mijë të papunë, ja ofertat

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 20:15
ilustrim

Në Vlorë numri i të papunëve vazhdon të mbetet i lartë, ndërsa ofertat me ndërmjetësim nga Zyra e Punës janë kryesisht në sektorin fason dhe në call center.

Por probleme mbetet grupmosha e punëkërkuesve, që janë kryesisht 40-60 vjeç, ndërkohë më të kërkuar janë kryesisht të rinjtë.

Numri i te papunëve mbetet ende në shifra alarmante në qytetin e Vlorës. Sipas zyrës rajonale të punësimit, punëkërkuesit  e regjistrustruar kapin  shifrën e 8000 personave kundrejt vetëm 400 ofertave për punësim të biznesit në sektorë të ndryshëm.

Drejtorja e Zyrës Rajonale të Punësimit, Marjana Cani, ofertat për të punuar në Vlorë janë nga fasonët dhe call center, të pershtatshme për të rinjtë, ndërsa fasha kryesore e punëkërkuesve varion nga mosha 40-60 vjeç.

Cani: Rreth 40% përbëjnë punëkërkues me nivel të ulët arsimor, përfshirë këtu arsimin fillor dhe 8 vjeçar. Në po këto shifra mund të them që ky nivel janë dhe të pakualifikuar, nuk kanë një profesion që të jenë atraktivë në tregun e punës dhe që ne mund të realizojmë proçesin e ndërmjetësimeve. Do ti shtoja dhe një faktor që është problematik për këtë kategori punëkërkuesish, që ne e kemi të vështirë ti ndërmjetësojmë.

Sipas Canit, sezoni veror ka qenë i suksesshëm për ndermjetësimin e punësimeve sezonale me operatorët turistik në shërbimet e hotelerisë dhe turizmit, ku vetëm nga shkolla tregtare janë punësuar 120 nxënës të kualifikuar në kuzhinë, recepsion, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat