“Shpërblimi i qytetarëve për kuponat fiskal do të ndryshojë”

Ekonomi

“Shpërblimi i qytetarëve për kuponat fiskal do të ndryshojë”

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 11:10
ilustrim

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Ymeri, në debatin Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, ka folur për përfitimet që ka ATK-ja nga rimburësimi i qytetarëve pas dorëzimit të plikove me kupona fiskal.

“Masa më e suksesshme që ndonjëherë është propozuar nga Qeveria për t’i nxitur konsumatorët, qytetarët që të jenë partnerë në zhvillimin e ligjit dhe edukimit tatimor  ka qenë nxitja për marrjen e kuponëve fiskal dhe rimbursimi i qytetarëve”.

Ai ka treguar se sa para janë rimburësuar dhe sa para më shumë ka ATK që prej fillimi të shpërblimit të qytetarëve që marrin kuponët fiskal.

“Ne deri më tani kemi kthyer 10 milionë euro prej vitit të kaluar, 90 milionë euro janë shtuar në shportat e qytetarëve”.

“Vlera e atyre që janë inskenuar në këtë tetë mujorin pa përfunduar muaji gusht, janë mbi 26 milionë euro më shumë se sa peridha e njëjtë e vitit të kaluar, do të thotë është rezultat edhe i kësaj nxitje të marrjes së kuponëve fiskal”.

Por ai ka deklaruar  se rimbursimi i qytetarëve mund të përfundojë.

“Këta tremujor do të vazhdoj, ne jemi duke bërë një proces të adutimit dhe ka disa rekomandime që të shkohet me forma të tjera të nxitjes së qytetarëve, të organizimit të lojërave të fatit, shpërblime të ndryshme gjë që do të jetë e lehtë për Ministrinë e Financave, Administratës Tatimore dhe do të ketë përfitim më të madh për ata që marrin pjesë në këto ngjarje”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat