Delawie i kënaqur me punën e Doganës së Kosovës

Ekonomi

Delawie i kënaqur me punën e Doganës së Kosovës

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 14:04
Greg Delawie

Sot Doganën e Kosovës e ka vizituar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Lulzim Rafuna.

Pas takimit, Delawie tha se është krenar me punën e Doganave.

Sipas tij, puna e shërbimeve të doganës në Kosovë e mbështesin drejtpërdrejt sigurinë në vend, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Delawie: Jam krenar me punën e Doganave

Image
Greg Delawie

“Ka qenë e mrekullueshme të shoh punën e rëndësishme që e kanë bërë shërbimet e doganës në Kosovë. Puna e shërbimeve të doganës në Kosovë e mbështesin drejtpërdrejt sigurinë në Kosovë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. U fol shumë rreth korrupsionit dhe sundimit të ligjit dhe jam shumë i lumtur të shoh gjithë punën e rëndësishme që Dogana e Kosovës bën për ta pamundësuar korrupsionin, t’i dënojë ata që e mundësojnë dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Ashtu siç tha drejtori, ambasada e SHBA-ve përmes programit për kontrollin e eksportit  është një përkrahës krenar i Doganave, së fundmi duke u dhuruar software të ri për video sistemet”, tha Delawie.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, e ka njoftuar ambasadorin e  SHBA-ve për sukseset që doganat kanë arritur në luftimin e evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Rafuna: Doganat kanë arrit të tejkalojnë projeksionet për 2 për qind

Image
Lulzim Rafuna

“Nëpërmjet tatimpaguesve të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë një investim shumë i madh mbi 3 milion dollarë. Vetëm këto tre vite është investuar në pajisjet më të avancuara, për të na ndihmuar që t’i zhvillojmë sistemet tona. Këto zhvillojnë doganën moderne, ta luftojmë kontrabandën, korrupsionin dhe ta luftojmë evazionin fiskal, ku kjo ka rezultuar me progresin që ka arrit Dogana. Dogana e Kosovës ka arritur që këtë vit të ketë 16 për qind të hyra se sa viti i kaluar, të jemi 2 për qind se sa plani i rishikuar për këtë vit. Duke u rritur të hyrat, ankesat kanë rënë dhe kjo e dëshmon më së se çfarë transparence kemi me biznesin”, tha Rafuna.

Doganat e Kosovës sigurojnë mbi 70 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat