Shënon rritje ekonomia gjermane

Ekonomi

Shënon rritje ekonomia gjermane

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 10:52
Ilustrim

Ekonomia gjermane shënoi një rritje prej 0,4 për qind në tremujorin e dytë, në saje të tregtisë së jashtme, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave.

“Ekonomia gjermane vijon të shënojë rritje ekonomike me një ritëm pak më të ngadaltë sesa në tremujorin e parë”, thuhet në një deklaratë të Destatis, duke iu referuar të dhënave paraprake dhe të korrigjuara nga ndikimi i ndryshimeve sezonale të publikuara në mesin e muajit gusht.

Një ngadalësim i ekonomisë më të madhe evropiane ishte më se i pritshëm në tremujorin e dytë, pas një fillim viti me tendencë rënie, me një rritje ekonomike prej 0,7 për qind të regjistruar në tremujorin e parë.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë befasoi pozitivisht analistët e anketuar nga ofruesit e shërbimeve financiare Factset, që kishin përcaktuar një rritje të produktit të brendshëm bruto (PBB) prej vetëm 0,2 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat