Zharku nënshkruan Udhëzimin Administrativ për veturat me gas

Ekonomi

Zharku nënshkruan Udhëzimin Administrativ për veturat me gas

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 10:13
Ilustrim

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës,  Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ  nr.03/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ 01/2013 mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve me Gas.

Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas dhe marrjen e licencës për punë të punëtorisë për servisim të automjeteve.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tëpër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat