Rafuna kërkon sa më shumë bashkëpunim nga Odat Ekonomike

Ekonomi

Rafuna kërkon sa më shumë bashkëpunim nga Odat Ekonomike

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 16:46
ilustrim

Drejtori i Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka është takuar sot me drejtorin e Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar temat e ndryshme kryesisht ato që ndërlidhen me reformat e ndërmarra nga Dogana ku Oda Amerikane shprehi konsideratën e saj për përparimet e bëra në këtë aspekt.

 Drejtori i OAK Arian Zeka ka falënderuar Doganën për procesin e reformimit të ndërmarrë viteve të fundit që ka ndikuar në lehtësimin e procedurave doganore per bizneset.

 “Reformat e tilla kanë ndikuar në reduktimin e ankesave të anëtareve të Odës Amerikane në raport me Doganën e Kosovës. Megjithatë, ai shtoi se dialogu i vazhdueshëm me bizneset do te mundësonte zgjidhjen e çështjeve te tjera, përfshirë edhe mekanizmin e trajtimit të ankesave në procedurë administrative”, tha Zeka.

Drejtori i Doganave Lulzim Rafuna kërkoi nga përfaqësuesit e Odave që të bashkëpunojnë sa më shumë jo vetëm me Doganën e Kosovës por edhe me institucionet tjera pasi në këtë mënyrë përmes një partneriteti në mes të organizatave publike dhe atyre private mund të gjenden zgjidhjet më të mira për çështjen e ndryshme ekonomike dhe tatimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat