Mjedra, që po kultivohet në Myzeqe e po shitet 20 euro kg në Evropë

Ekonomi

Mjedra, që po kultivohet në Myzeqe e po shitet 20 euro kg në Evropë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 22:55
Mjedra

Ne Fier kohet e fundit po kultivohet nje frut i rralle. Ai quhet Mjedra dhe shkon vetem per eksport ne vendet e Evropes. 

Ky është prodhimi i parë në Fier i një fruti që mund ta shohësh vetëm në lartësinë e alpeve, mjedrrës. 

Nisma e inxhinierit të pyjeve Edmond Numani për të kultivuar këtë frut rezultoi e sukseshme. Sera 2.5 ha është plot me prodhim.

Ndërhyrja e njeriut për ta bërë të kultivueshme në sera konsiston në seleksionim të varieteteve e më pas shartimit mes tyre. Fidanët përgatiten në laboratorë modernë izraelitë.

Rezultati është mahnitës. Një bimë prodhon 5 herë më shumë fruta dhe jo vetëm në stinën e verës sikurse ndodh me mjedrrën e maleve.

Ka vetëm një problem. I gjithë produkti shkon për eksport. Konsumatori vendas ende nuk ia di vlerat.

Mjedrra ka një konsum të lartë në vendet europiane dhe më gjerë. Në vendi tonë njihet si frut i egër me vlera kurative që rritet në lartësi të mëdha. Çmimi në tregun europian për këtë frut të rrallë shkon në 20 euro për kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat