Veseli: Fermerët që janë dëmtuar nga sëmundja gungore do të kompensohen

Ekonomi

Veseli: Fermerët që janë dëmtuar nga sëmundja gungore do të kompensohen

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 14:11
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar dy fermerë në komunën e Kaçanikut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se sëmundja gungore e lëkurës, që është shfaqur te gjedhet e fermerëve tanë, kërkon veprim të shpejtë për ta ndalur shpërndarjen e saj te gjedhet tjera.I pari i Kuvendit, gjatë vizitës së dy fermerëve në komunën e Kaçanikut, i ka siguruar ata se do ta gjejë formën e kompensimit për të gjithë të dëmtuarit.

“Në këtë gjendje të krijuar, rruga më e mirë është preventiva, respektimi i rekomandimeve te veterinerëve. Institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë përkrahë qytetarit punëtor”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat