Kultura e arrës

Ekonomi

Kultura e arrës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:31
Fruti i Arrës

(Koha e mbjelljes së fidanit të arrës)

Msc/ Besnike Aliaj

Kur flasim për kulturën e Arrës, duhet të dijm se tashmë kjo kulturë po kultivohet në mënyrë të organizuar edhe në Kosovë, dhe si një shembull të një kompanie të suksesshme të fidaneve të arrave kemi zgjedhur të përmendim SH.P.K. "Fidanex" e cila bashkëpunon me kompaninë " Misbell" në Turqi, dhe këtë kulturë e zhvillon në disa vende të botës e  poashtu dhe në Kosovë, përkatësisht në qytezen e Therandës(Suharekë).

Në ditët e sotme, me përparimet(të arriturat) në teknologji dhe industrializimin e shpejtë, rëndësia e natyrës është rritur, dhe SH.P.K. "Fidanex" mbanë përgjegjësinë për të ndihmuar natyrën që të frymojë.

Kompania "Fidanex" është eksperte në shpërndarjen dhe prodhimin e fidanëve të arrës që kultivohen(rriten) në Turqi. Në Krahasim me kompanitë tjera, kjo kompani ka çertefikata globale të të gjitha produkteve që i prodhojnë. SH.P.K " Fidanex" ka zgjedhur një sllogan nga një thënje e njohur popullore " Mbollën të parët, hëngra unë, duhet të mbjellë unë që të hanë të tjerët"

1.0. Kur bëhet mbjellja e fıdanit të arrës?

Njëri ndër faktorët më të rëndësishëm për të pasur suksese në kultivimin e fidaneve janë: kualiteti i fidaneve dhe ruajatja e tyre, derisa të arrijnë në destinacionin e duhur.
Fidanet me rrënjë të hapura për tu transportuar nga zona e kultivimit së pari duhet ta kalojnë periudhën e qetësisë dimërore. Fidanet të cilat e kanë kaluar këtë periudhë mund të nxjerren nga dheu. Fidanet e nxjerra duhet që së shpejti ose të mbjellen në vendet e planifkuara ose te ruhen në depo të kontrolluara dhe të mbulohen rrënjët me rërë deri të bëhet mbjellja në destinacion të duhur. Në fidanishtet tona fidanet fillojnë të nxjerren dhe mbjellen në mes të muajit nëntor dhe zgjat deri në muajin prill.

Image
 

1.1. Mbjellja e fidaneve me rrënjë të hapura sipas kushteve atmosferike

1.Nëse dimri është i butë dhe vera e nxehtë dhe e thatë fidanet me rrënjë të hapura duhet të fillojnë të mbjellen në muajin nëntor dhe mund të vazhdojë mbjellja deri në muajin prill. Posaqërisht mbjelljet që bëhen në dimër ndihmojnë në zhvillimin sa më të shpejtë të sistemit rrënjor.

2. Nëse vera dhe dimri kanë temperatura normale, në zona të tilla mbjellja mund të bëhet në mes të maujve nëntor-dhjetor dhe shkurt-prill. Gjatë muajit janar dhe deri në javën e dytë të muajit shkurt nuk preferohet të bëhet mbjellja për shkak të kushteve jo të përhstatshme atmosferike.

  1. Nëse dimri është i ashpër dhe vera shumë e nxehtë, nuk preferohet të behet mbjellja në periudhen para dimërore dhe në stinën e dimrit. Me ardhjen e pranverës gjatë muajve mars -prill mund të bëhet mbjellja e fidaneve me rrënjë të hapura.
    1. Mbjellja e fidaneve me kubik (Në vazo)

Fidanet të cilat mbjellen në vazo janë të gatshëm të mbjellen në çdo sezon të vitit.
Qëndrimi i vazhdueshëm i rrënjëve në dhe, dhe poashtu transporti së bashku me dheun e largojnë problemin e sezonës për mbjellje. Jo aq sa në fidane me rrënjë të hapura por edhe në këto lloje të fidaneve klima do të këtë një ndikim në proces të mbjelljes.

1.Nëse dimri është i butë dhe vera e nxehtë dhe e thatë - Në këto zona mbjellja preferohet të bëhet në vjeshtë, dimër dhe pranverë. Nëse në plantacionin ku do të bëhet mbjellja nuk do të ketë problem të ujitjes mund të bëhet mbjellja edhe në stinën e verës.

2. Nëse vera dhe dimri kanë temperatura normale- Mbjellja e fidaneve në qese mund të behët në çdo muaj.

3. Nesë dimri është i ashpër dhe vera shumë e nxehtë- Në vendet me dimër të ashper assesi nuk duhet të bëhet mbjellja. Kohët më të preferuara të mbejlljes janë muaji prill, maj dhe qershor. Është me rëndësi që në kohën e dimrit këto fidane të jenë të adaptuara mirë me tokën.

Image

1.3. Mbjellja e fidanit të arrës

Së pari, hapet një gropë e gjërë 50-60 cm dhe deri 150 cm të thellë me lopatë apo eskavator sipas strukturës së tokës që do të punohet. Dheu i nxjerrë shpërndahet në sipërfaqe dhe nuk përdoret gjatë mbjelljes. Gjatë mbjellejs përzihen 1/3 dheut sipërfaqësor,1/3 plehut të shtazëve i djegur mirë dhe 1/3 rërë lumi. Sipas analizave të dheut duhet përgatitur 600-800 gr. pleh artificial për bimë për në fund të gropës (400-500gr) dhe për mbi gropë(200-300gr).

Me radhë;

• Në fund të gropës në bazë të analizave që bëhen vendosen 400-500 gr. pleh artificial.

• Me përzierjen që është përmendur edhe më lartë: dheun sipërfaqësor, plehun shtazor dhe rërën e lumit, e mbushim gropën, Ndërsa pjesa prej 40cm thellësi deri në sipërfaqe të gropës mbetet e zbrazët.

• Mbajtësja e fidanit nga druri vendoset në kah të duhur që të mos ndikohet fidani nga erërat.

• Pjesa e shartuar e dalë e fidanit kthehet nga perëndimi dhe vendoset në 6-8 cm mbi sipërfaqe të dheut.

• Përsëri me dheun e përzier vazhdon të mbushet gropa.

• Dheun në rrethin e fidanit duhet shtypur mirë me këmbë me qëllim të ndalimit të kontaktit të rrënjëve me ajrin, duke pasur kujdes në mosdëmtimin e rrënjëve.

• Mbi sipërfaqen e dheut vendoset 200-300gr. pleh artificial, me një shtresë të hollë dheu mbulohet plehu dhe shpërndahet mirë në sipërfaqe.

• Fidani lidhet me lidhëse me një mbajtëse pa e dëmtuar trupin e bimës.

• Me të dhënë ujin jetësor përfundon mbjellja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat