Sot prezantohet Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës

Ekonomi

Sot prezantohet Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 08:46
Ilustrim

Në mënyrë që të punohet bashkërisht drejtë unifikimit të standardeve të cilësisë dhe ndërtimit të dialogut konstruktiv me autoritet legjislative dhe mbikëqyrëse, institucionet financiare jo-bankare në Kosovë kanë themeluar Shoqatën e Inovacionit Financiar të Kosovës.

Sot, shoqata planifikon prezantimin e saj para mediave, autoriteteve mbikëqyrëse, ligjvënësve dhe publikut të gjërë.

Gjatë ngjarjes, përfaqësuesit e shoqatës do të paraqesin qëllimet operacionale të shoqatës, të dhënat aktuale të industrisë si dhe shenjën e Standardit të Praktikave të Mira, e cila do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së konsumatorit dhe besueshmërinë e shërbimeve.

“Misioni i shoqatës është të zhvillojë praktika të besueshme, të përgjegjshme sociale dhe të qëndrueshme të kredi-dhënies dhe shërbimeve të tjera financiare të cilat vlerësohen pozitivisht nga konsumatorët dhe autoritetet mbikëqyrëse. Në të njëjtën kohë, do të punojë për të promovuar mundësitë e ofruara nga mundësitë teknologjike financiare jo-bankare që përfitojnë individët dhe shoqëria në tërësi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat