OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe

Ekonomi

OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe

Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:08
OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Dubai

Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që po mbahet në Dubai, nënshkruajti Memorandum të Bashkëpunimit me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky Memorandum ka për qëllim nxitjen e investimeve reciproke dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar si dhe raporteve miqësore në mes dyja vendeve.

Gjithashtu përmes këtij memorandumi synohet promovimi i bashkëpunimit në mes të komunitetit biznesor të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës.

Në këtë forum ekonomik po marrin pjesë edhe biznese nga sektor të ndryshëm të cilët në takimet B2B po shfaqin potencialin e tyre dhe po krijojnë lidhje biznesore me biznese nga EBA.

Ky forum duhet të shërbej si pikënisje e bashkëpunimit reciprok me rezultate konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat