Aksident i rëndë në rrugën e Durrësit, të paktën një e plagosur

Durrësi

Aksident i rëndë në rrugën e Durrësit, të paktën një e plagosur

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar para pak minutash në rrugën e Durrësit, ku janë përfshirë dy makina.

Njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një tjetër mjet dhe më pas me një pemë në anë të rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit një femër, e mbetur e plagosur nga aksidenti.

Po kështu, edhe patrulal e policisë rrugore është në vendin e aksidentit, ku po zhbllokon trafikun e krijuar dhe po heton shkaqet e përplasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat