Të shpëtojmë njëri-tjetrin, pushuesit bëjnë punën e rojeve bregdetare

Durrësi

Të shpëtojmë njëri-tjetrin, pushuesit bëjnë punën e rojeve bregdetare

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:00
Pushuesja ne Durres

Në plazhin më të madh në vend rojet bregdetare mungojnë. Bashkia kishte lënë afat datën 20 Korrik për të gjithë bizneset, por asnjë prej tyre nuk e ka plotësuar këtë kusht. Ata vazhdojnë aktivitetin.

Pushuesit e rregullt në plazhin publik në jo pak raste ka ndërhyrë për të shpëtuar jetë njerëzish. Në mungesë të rojeve bregdetar dhe elementeve të tjera të sigurisë janë këta njerëz të vetmit që futen në det për t’i dhënë ndihmë njëri-tjetrin.

“Vit për vit edhe fëmijët e humbur mundohemi t'i gjemë vetë. Kemi blerë dhe altoparlant edhe fëmijë që desh u mbytën”, thotë një pushuese.

Siguria e pushuesve mbetet parësore për një turizëm të shëndetshëm, por në Durrës asgjë nuk po ndryshon. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta institucionale rojet bregdetare ende mungojnë. Të vetmit që ata shohin janë patrulla të efektivave të policisë që lëvizin në tokë, kurse siguria në det mungon.

Zyrtarë të Bashkisë së Durrësit deklaruan se 20 Korriku do t’i gjente në terren për të larguar të gjithë plazhet private që nuk zbatuan ligjin. Por, pavarësisht se afati ka kaluar bizneset jo vetëm që nuk janë mbylluar por vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa u shqetësuar nga askush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat