E njihni këtë grua që po lufton me vdekjen?! Policia e Durrësit kërkon ndihmën e qytetarëve

Durrësi

E njihni këtë grua që po lufton me vdekjen?! Policia e Durrësit kërkon ndihmën e qytetarëve

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:57
Ilustrim

Një grua ende e paidentifikuar është aksidentuar ditën e djeshme nga një makinë në Durrës dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spitalin e qytetit.

Policia ka njoftuar për rastin dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar. Ajo është rreth 1.60 cm e gjatë dhe me flokë të zeza.

“Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një shtetase, e cila është aksidentuar dje dhe ndodhet në spital në gjendje serioze për jetën.

Më datë 15.07.2018, tek Stacioni i Trenit , Durrës shtetasi D.Xhafa ( është arrestuar) duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar një shtetase këmbësore, e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

E aksidentuara ndodhet në Reanimacion në Spitalin e Traumës Tiranë. Është rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra,” shkruan policia.

Në momentin e aksidentit gruaja ishte e veshur me një palë shapka ngjyrë blu, xhinse dhe një bluzë po ashtu në ngjyrë blu. Në kokë kishte vënë një kapele verore. Policia kërkon që kushdo që mund të ketë informacion për të, të telefonojë strukturat përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat