Aksioni i Policisë Rrugore në Durrës, 9 drejtues mjetesh në pranga dhe 472....

Durrësi

Aksioni i Policisë Rrugore në Durrës, 9 drejtues mjetesh në pranga dhe 472....

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:34
Durrës

Aksioni i policisë rrugore është përqendruar këtë fundjavë në qytetin e Durrësit dhe në rrugët që lidhin këtë qytet me zonat e tjera.

Nëntë  persona janë arrestuar gjatë kësaj fundjave në Durrës për drejtim mjeti nën  ndikimin e alkoolit dhe pesë shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Kontrollet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore të qytetit të Durrësit për rritjen e sigurisë në rrugë janë finalizuar me 472 masa administrative për shkelje të ndryshme  dhe pezullimin e 53 lejeve të drejtimit.

Shumë drejtues mjetesh janë këshilluar nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si mospërdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal  gjatë fundjavës janë marrë masat si më poshtë vijojnë:

• janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

• janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

• janë pezulluar 44 leje drejtimi për tejkalim  të normave të shpejtësisë dhe 9 leje drejtimi për drejtues të mjeteve nën ndikimin e alkoolit;

•janë ndëshkuar 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 78 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 62 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• janë vendosur 472 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat