Eurot në Durrës/ Flet gjyshi i të riut të ndaluar: Shoqëronte shoferin, policia na …

Durrësi

Eurot në Durrës/ Flet gjyshi i të riut të ndaluar: Shoqëronte shoferin, policia na …

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:03
Gjyshi thotë se nipi i tij kishte 3-4 muaj që merrej me transportin e makinave dhe se djemtë e tij kanë një servis automjetesh.

Policia e Durrësit po zhvillon hetime intensive pas kapjes së sasisë së madhe të parave Cash në portin e këtij qyteti në dy automjete “Toyota” që ishin ngarkuar në një kamion dhe ishin nisur me traget nga Ankona.

Janë disa persona të shoqëruar, ndërsa një prej tyre është edhe i riu Klevis Lika, djali i pronarit të kamionit.

Gjyshi thotë se nipi i tij kishte 3-4 muaj që merrej me transportin e makinave dhe se djemtë e tij kanë një servis automjetesh.

U erdhën në shtëpi policia?
Po, po e kanë bërë shtëpinë…(bën gjest me dorë)

Në çfarë ore?
Nuk e mbaj mend orën.

Sa kohë ka që merret nipi juaj?
Kishte në 3-4 muaj. Punonte si shoqëruesi i shoferit të kamionit. Është kalama, është 19 vjeç.

Ku i kishte marrë makinat?
Nuk di gjë. Nuk ka folur me të.

Ku i ka prindërit?
Në Tiranë. Kanë një servis makinash çunat. E ëma është në shtëpi.

Po më herët me çfarë është marrë?
Ka qenë në shkollë.

I kujt është kamioni?
Shihni dokumentet.

Çfarë i tha policia?
Kontroll e asgjë tjetër. Nuk gjetën asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat