Vrau gruan, Çelnik Shaholli: E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme

Durrësi

Vrau gruan, Çelnik Shaholli: E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:47
Çelnik Shaholli

Ka dalë para gjykatës së Durrësit Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve. 42-vjeçari njihet me masën e sigurisë.

Në gjykatë ai ka shprehur pendesë për veprimin, duke u kërkuar falje gjashtë fëmijëve të tij. “E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë”, ka thënë në sallën e gjyqit 43-vjeçari Shaholli nga Maliqi i Korçës e me banim në Durrës. Në seancën ku mori masën arrest me burg, ai nuk kishte asnjë familjar të tijin.

Më herët, prokurorja e çështjes Rabjana Halili kërkoi largimin e gazetarëve nga salla me arsyetimin e ruajtjes së hetimeve.

Mbrëmjen e së premtes Adriana Shaholli 42 vjeçe, nënë e një djali dhe 5 vajzave gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra në kokë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një i papunë dhe përdorues i rregullt i alkoolit që për shkak të xhelozisë së sëmurë i kërkonte viktimës dhe të braktiste punën e të qëndronte mbyllur në shtëpi pavarësisht se ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen nga puna e gjetur vetëm pak muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat