Detaje nga ngjarja tronditëse: Çfarë po ndodh në Durrës

Durrësi

Detaje nga ngjarja tronditëse: Çfarë po ndodh në Durrës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:04
Prokuroria e Durrësit

Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrën e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme.

Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.

Është urdhëruar që të mos hyjë askush brenda pasi prish vendin e provës. Pas kësaj, njoftohet se do të bëhet inventari për të parë se çfarë saktësisht kanë synuar grabitësit.

Ndërkohë po këqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtërinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Vjedhja është konstatuar nga pastruesja, e cila ka gjetur që në orët e para të mëngjesit kur nisi punën, dyert e dëmtuara të prokurorisë.

Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në këtë qytet, pasi pak më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.

Kjo prokurori po heton ngjarje të rëndësishme, kurse ish-drejtuesja e saj është promovuar duke marrë drejtimin e Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat