S'ka vend për t'i varrosur! Banorët e Manzës flasin si i njohin muxhahedinët - Bota Sot
S'ka vend për t'i varrosur! Banorët e Manzës flasin si i njohin muxhahedinët

Durrësi

E mërkurë, 19 shtator 2018

S'ka vend për t'i varrosur! Banorët e Manzës flasin si i njohin muxhahedinët

Më: 12 maj 2018 Në ora: 11:57
Manzë

Mbi 100 banorë të Manzës (në Durrës) janë punësuar në kampin që po ndërtohet për muxhahedinët. Prej 6 muajsh ata punojnë së bashku. Ata thonë se marrëdhënia midis banorëve vendas dhe muxhahedinëve iranianë është shumë e mirë dhe miqësore.

Enver Axhami banor: “Punoj që nga tetori e deri më tani te muxhahedinët. Janë njerëz shumë të respektuar. Derisa i ka sjellë shteti këtu, duhet t’i ndihmojë dhe t’iu gjejë edhe një vend për varreza. Deri tani, me ne janë sjellë shumë mirë. Janë komunitet shumë i afërt. Edhe ne do t’i respektojmë aq sa na kanë respektuar edhe këta. Përderisa na kanë mbajtur me punë, edhe ne do t’i mbajmë afër. I lutem edhe një herë institucioneve shtetërore, edhe bashkisë, përderisa i ka sjellë këtu, t’iu gjejë edhe një vend për varreza dhe mos t’i kompromentojë me popullin. Se edhe populli i Manzës është shumë popull i mirë, është mikpritës. Por derisa nuk ka vend as për vete për varrezat, i lutem bashkisë të bashkëpunojë për t’iu gjetur varrezat. Muxhahedinët janë njerëz shumë të mirë. Do t’i respektojmë sikur na kanë respektuar.”

Por Mentor Basha, një tjetër punëtor, thotë se shkak i debatit është mungesa e hapësirës në varrezat e fshatit dhe tokës që duan ta shesin banorët.

Në 4 maj, në Manëz të Durrësit u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, një prej ish politikaneve iraniane Marzieh Rezaie e cila i doli kundër sundimit të Shahut, pjesë e opozitës së strehuar në Shqipëri. Vdekja e saj në Manëz ku jetonte prej muajsh si azilante politike, solli një debat absurd midis një grupi banorësh dhe komunitetit të gjerë të banorëve në Manëz, të cilet nuk donin varrrosjen e saj ne varrezat e fshatit. Rezaie u preh pas qendrimit 4 dite ne morg, ndersa banoret thone se nuk kane asgnje perplasje me muhaxhedinet, vetem se shteti shqiptar duhet tu gjete atyre vend ku te prehen ne rast te vdekjeve, pasi varrezat e fshatit te tyre nuk kane me hapesira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test