Grabitet korrespondenca e Prokurorisë së Durrësit, sulmohet korrieri - Bota Sot
Grabitet korrespondenca e Prokurorisë së Durrësit, sulmohet korrieri

Durrësi

E mërkurë, 19 shtator 2018

Grabitet korrespondenca e Prokurorisë së Durrësit, sulmohet korrieri

Më: 8 maj 2018 Në ora: 15:09
Korrespondenca e Prokurorisë së Durrësit

Dy persona të paidentifikuar kanë grabitur materialet e Prokurorisë së Durrësit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Zyrës Qendrore të Postës në këtë qytet.

Korrieri i institucionit është sulmuar nga dy persona pasi ka dalë nga posta. Grabitësit i kanë marrë materialet që ai kishte tërhequr për llogari të organit të akuzës.

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test